Policia e Kosovës, rajoni i Ferizajt, përmes një aksioni të koduar “Siguria në shkolla 2022” që kishte filluar në muajin shkurt, ka sekuestruar dhjetëra armë të ndryshme që i përkisnin kryesisht nxënësve të shkollave të mesme.
Në kuadër të këtij plani, sipas njoftimit, pas disa kontrolleve të zhvilluara nga hetues rajonal me rroba civile, të mbështetur edhe nga njësi tjera, kanë ndaluar dhe kontrolluar shumë nxënës në afërsi të shkollave dhe persona tjerë në rrugë të ndryshme të qytetit. Gjithashtu, janë bastisur dhe kontrolluar disa lokale, shtëpi dhe objekte përcjellëse.
“Janë sekuestruar pesë pistoleta, dy armë të gjata automatike, sasi të municionit, 40 copa thika kryesisht të nxënësve të shkollave të mesme, 10 boksa metali kryesisht të nxënësve të shkollave të mesme, gjashtë mulli për bluarje të marihuanës, katër shufra metali e një elektro-shok”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndërsa janë ndaluar dhe shoqëruar në polici 40 persona me dyshimin se kanë përdorur narkotikë dhe ndaj tyre janë inicuar raste në Prokurorinë dhe Gjykatën Themelore të Ferizajt.
Gjithashtu janë ndaluar dhe shoqëruar në polici edhe 20 persona me dyshimin se kanë shitur narkotikë dhe ndaj tyre janë inicuar raste penale për Prokurorinë Themelore të Ferizajt.
Edhe
Konfiskohen 40 thika te nxënësit e shkollave të mesme në Ferizaj
Policia ka njoftuar se aksione të tilla do të vazhdojnë edhe në vjeshtën e këtij viti.
Aksioni i policisë rajonale rreth shkollave në Ferizaj Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , përkatësisht Sektori...
Posted by Kosovo Police on Friday, June 24, 2022