Kronikë

Shqipëria, Italia e Greqia në ndjekje të gomones me 1.5 ton drogë, tre të arrestuar

Një tjetër sasi e madhe droge e nisur nga Shqipëria është kapur nga autoritetet. Policia e Shtetit informon se ditën e djeshme rreth orës 16:00 u pikas një gomone e dyshimtë që lëvizte me shpejtësi të madhe drejt Korfuzit.

Menjëherë Policia e Shtetit në bashkëpunim me GdF në Durrës dhe Vlorë, kanë sinjalizuar dhe janë aktivizuar njësitë Guardia di Finanza në Bari e Taranto, si dhe dispozitivi Frontex.

Pas interceptimit në det në afërsi të Kalabrisë ka filluar një ndjekje e gjatë në det të gomones me motorë të fuqishëm, raporton syri.

Ndjekja në det të hapur përfundoi më 7 prill pranë Greqisë, me ndërhyrjen dhe bashkëpunimin e autoriteteve greke.

Në bordin e gomones u arrestuan 3 skafistë. Policia sekuestroi gjithashtu disa pako me kanabis sativa, që pas peshimit rezultoi me peshë 1500 kg ose 1.5 ton.