Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Shpërthejnë dy bombola gazi në një vilë në Bogë, lëndohen katër persona

Katër persona kanë mbetur të lënduar nga shpërthimi i dy bombolave të gazit në një vilë në Bogë të Pejës të shtunën, ka konfirmuar Policia.

Tre nga të lënduarit kanë marrë lëndime më serioze dhe janë dërguar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

“Rreth orës 11:53 minuta, policia është njoftuar se në një vilë në fshatin Bogë kanë shpërthyer dy bombola të gazit. Si pasojë katër persona janë lënduar dhe të njëjtit janë dërguar në Emergjencën e Spitalit të Pejës. Tre prej tyre kanë pësuar lëndime më serioze ndaj janë dërguar më pas në QKUK – Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Policisë.