Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Shkëmbim zjarri me policinë, plagoset shpërndarësi i drogës në Tiranë

Një operacion antidrogë i ndërmarrë mbrëmë vonë është shoqëruar me shkëmbime armësh mes policisë dhe të dyshuarve si trafikant të lëndëve narkotike.

Rreth orës 22:00, policia i ka bërë me shenjë një makine që të ndalojë, por drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit. Ai ka tentuar të çajë post-bllokun e policisë, për t’i shpëtuar kontrollit. Por fill pas kësaj, forcat e policisë kanë qëlluar në ajër, dhe vetëm pak çaste më pas kanë arritur të ndalojnë drejtuesin e mjetit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nga blutë e Tiranës bëhet me dije se është arrestuar shoferi. Mësohet se në një rrugicë të ngushtë në këtë zonë ka pasur shkëmbim zjarri mes policisë dhe grupit kriminal. Fillimisht policia i ka bërë shenjë të ndalojë një makine, por drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit dhe ka tentuar të largohet. Vetëm pak çaste më pas ai është ndaluar nga policia, pasi makina e tij është përplasur me atë të agjentëve të Antidrogës. I plagosuri është dërguar në spitalin e Traumës në kryeqytet ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka bërë të mundur sekuestrimin e një sasie lënde narkotike.

Më vonë policia ka bërë të ditur se personi i arrestuar është Bledar Peci, i njohur si një nga eksponentët kryesorë në zonë për shitjen dhe trafikimin e lëndëve narkotike. Aksioni Seksioni për hetimin e narkotikëve në rrugë operative kishte disponuar informacion se 27 vjeçari i identifikuar me inicialet B.P, shiste lëndë narkotike të llojit kokainë në zonën e Don Boskos. Policia kishte konstatuar se 27 vjeçari po lëvizte me automjetin tip Citroen, së bashku me shtetasin A.M.,në zonën e Don Boskos. Policia i ka bërë thirrje të ndalonte por makina ka bërë manovra duke u përplasur dhe me një automjet të policisë dhe duke rrezikuar jetën e një efektivi. Policia informon: “Nga ana e shërbimeve i është bërë shenjë të ndalonte.

Drejtuesi i mjetit nuk i është bindur shenjës të ndalimit, por ka lëvizur me shpejtësi duke bere disa manovra te rrezikshme te cilat rrezikuan jetën e oficerëve të policisë duke përplasur një automjet te ndërhyrjes. Gjithashtu në këtë moment me qëllim parandalimin e largimit të automjetit dhe pas thirrjes së punonjësve të policisë për të ndaluar fillimisht, është paralajmëruar me qitje në ajër dhe më pas në drejtim të gomave te automjetit, ku si pasojë ka ngel i plagosur shtetasi B P, i cili u transportua në spital jashtë rreziku për jetën. Pas përplasjes është bërë i mundur ndalimi i shtetasit Bledar Peci, 27 vjeç.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip Citroen, në pjesën e këmbëve të pasagjerit është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi e konsiderueshme e lëndës së dyshuar narkotike e llojit kokainë. Për pasojë është kryer kontrolli i banesës i shtetasit A.M. ku është gjetur dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme lende e dyshuar si narkotike e llojit kokainë, një peshore elektronike si dhe një sasi kartmonedhash në valutë euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Shtetasi Peca, sipas policisë , është dëmtuar si pasojë e përplasjes, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Për dy të ndaluarit do referohen materialet në Prokurori për veprat penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë” parashikuar nga nenet 283/ 2 dhe 242 i Kodit Penal.