Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Tenton t’i ikën policisë pas ndaljes në pikë kontrolli, arrestohet

Një person është arrestuar në rrugën “Driton Ismali”, pasi kishte tentuar të ikën nga një pikë kontrolli e policisë dhe gjatë kontrollimit duke ikur kishte goditur policin, që ka marrë tretman mjekësor.

Më pas, i dyshuari është arrestuar dhe gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar disa lloje drogash.

Tek ai u gjetën marihuanë 2.79 gramë dhe kokainë 0.26 gramë.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.