Një operacion i Policisë së Tiranës, përkatësisht njësisë antidrogë, po zhvillohet në këto çaste në rrugën “Don Bosko”.
Sipas të dhënave të para, duket se policia ka pasur nën vëzhgim dy automjete gjatë një operacioni antidrogë, transmeton tch.
Gjatë zhvillimit të tij ka pasur të shtëna me armë zjarri. Në vendngjarje janë dy automjete të dëmtuara, një nga përplasja dhe një me shenjë plumbi në derë.