Policia e Shqipërisë ka kapur një 42-vjeçar që po transportonte kanabis, në një ndjekje me automjete në Unazën e Madhe në Tiranë.
Pas ndalimit të qytetarit, policët kanë sekuestruar 10 kg kanabis që ia gjetën në automjet, kurse 2 armë zjarri pistoletë, 2 silenciator dhe municion luftarak i gjetën gjatë bastisjes së banesës së të dyshuarit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një shtetas që po transportonte lëndë narkotike me automjet dhe posedonte sende të kundërligjshme në banesë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar Ndalesa’”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
-
Kapen mbi 107 kg drogë në Portin e Durrësit, kontejneri kishte ardhur nga Kanadaja
-
Kërkohet paraburgim ndaj dy të dyshuarve për shitblerje të rreth 5.5 kg narkotikë në Ferizaj
-
Drogë 1 milion euro, arrestohen tre shtetas të Kosovës në Durrës
-
Kosovari arrestohet në Greqi, sekuestrohen 324kg kanabis
-
Operacioni policor çon në kapjen e 3 kilogramëve marihuanë, të dyshuarit në mbajtje