Policia dhe Dogana e Berlinit kanë arrestuar pesë shqiptarë, që dyshohet se ishin pjesë e një bande të drogës. Ata akuzohen se kanë kontrabanduar në Gjermani 136 kilogramë marihuanë, ndërsa vlera e saj në treg është rreth 1 milionë euro, raporton “Berliner Zeitung”.
Sipas informacioneve të kësaj gazete, hetuesit e Grupit të Përbashkët të Hetimit për Narkotikë, kanë ndërmarrë veprime të premten e kaluar. Sipas hetuesve, pesë shqiptarë të moshave 50, 40, 38, 27 dhe 22 vjet donin të ngarkonin një tufë me bimë kanabisi pranë një magazine në Velten në veri të Berlinit dhe donin t’i rishisnin ato.
Ata ishin ndjerë të sigurtë. Por, hetuesit nga Dogana dhe Policia e kishin vëzhguar bandën për shumë kohë dhe kishin përgjuar edhe telefonatat. Kur arriti një kamion Mercedes që drejtohen nga shqiptari 50-vjeçar, katër të tjerët nisën ta bartnin drogën në një VW Caddy.
Hetuesit kapën pesë shqiptarët në aksion.
Ata konfiskuan 32.990 euro nga Caddy, që besohet se kishin ardhur nga shitja e drogave të tjera.
Edhe
Gjermania sekuestron mbi 8 tonë kokainë
Pesë burrat u arrestuan, ndërsa Policia është në kërkim të pjesëtarëve tjerë të bandës ndërkombëtare.
Nga autoritetet është konfirmuar për “Berliner Zeitung” aksioni, por thanë se hetimet po vazhdojnë.
-
Sekuestrohen mbi 6 kg marihuanë e mbi 3 kg heroinë, arrestohet dy të dyshuar
-
Shkatërrohet grupi kriminal në Itali, ndihmohej nga disa shqiptarë për të trafikuar drogë
-
Gjashtë të arrestuar për komplotin për rrëmbimin e trafikantit shqiptar të drogës
-
Kapen 268 kilogramë marihuanë në kamion. Kërkohet paraburgim për shoferin