Forcat italiane të Rendit goditën një bandë trafikantësh, që dërgonte drogë nga Shqipëria në fqinjin tonë të përtej Adriatikut.
Plot 16 persona u arrestuan në flagrancë, në vazhdën e hetimeve që provuan se kishte pasur disa dërgesa lëndësh narkotike në Itali e në Zvicër, transmeton tch.
Gjatë operacionit u sekuestruan rreth 440 kilogramë marijuanë, 10 kg heroinë e 200 kg substanca të tjera të përdorura për shtimin e heroinës, duke simuluar disa karakteristika të saj.
Banda vepronte në zonën mes Comos dhe Milanos. Personat nën hetim janë të gjithë shqiptarë. Ata përdornin një mënyrë të koduar komunikimi dhe sisteme të sofistikuara për të fshehur trafikun.
Në kuadër të të njëjtit operacion, Policia italiane është duke zhvilluar kontrolle jo vetëm në provincat e Comos dhe Milanos, por edhe në Genova e Lucca.
-
Shkatërrohet grupi kriminal në Itali, ndihmohej nga disa shqiptarë për të trafikuar drogë
-
Shkatërrohet grupi i trafikantëve në Itali, 11 shqiptarë në pranga
-
Goditet grupi i trafikut të marihuanës, 14 të arrestuar në Itali e 2 në Tiranë
-
Trafikonin kokaine për në Holandë, shkatërrohet banda shqiptaro-italiane në Itali
-
Kapen në Itali 157 kg drogë nga Shqipëria, Spanja dhe Holanda , 32 në pranga