Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Shënjestrohet rasti “Zhuri” në të cilin u sekuestruan mbi 1.5 milionë euro

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka shënjestruar një rast të ri ku të përfshirë janë gjashtë persona. Sipas njoftimit të dyshuarit në rastin e koduar si “Zhuri” dyshohen për veprat penale “shpëlarje e parasë” dhe “mashtrimi kompjuterik, i kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal”.

“Prokuroria Speciale njofton se rasti është shënjestruar për veprat penale ‘Shpëlarje e parasë’ nga neni 302 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, dhe lidhur me nenin 56 të ligjit nr. 05/L- 096, Për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, si dhe ‘Mashtrimi kompjuterik, i kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal’”, thuhet në njoftim.

Nga ky rast thuhet se janë sekuestruar para në vlerë prej 1 milion e 546 mijë e 753 euro.