Policia e Kosovës nën autorizimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ka zhvilluar një operacion më 30 qershor në Prishtinë, si rezultat i të cilit janë sekuestruar asete me vlerë një milion euro.
Operacioni është realizuar në kuadër të një hetimi në lidhje me një rrjet pastrimi parash të trafikimit të drogës.
“Operacioni është realizuar në kuadër të një hetimi mbi pastrimin transnacional të të ardhurave të nxjerra nga trafikimi i drogës, i realizuar nga autoritetet italiane dhe franceze, të koordinuara nga Europol dhe Eurojust, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Speciale dhe Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Për këtë operacion është njoftuar konferencë për media në orën 14:30.

-
Operacioni policor - dyshohet për trafikim droge, krim të organizuar dhe pastrim parash
-
Aksion i gjerë i Prokurorisë Speciale dhe Policisë, bastisen disa lokacione
-
Goditet grupi kriminal në Shqipëri, sekuestrohen 150 milionë euro pasuri që buronin nga trafikimi i 50 tonë kokaine
-
Arrestohen tre persona, dyshohen për financim terrorizmi, shpëlarje parash, armë e vepra të tjera
-
Pesë të arrestuar për trafikim të drogës, aksioni mbështetet nga Europol-i