Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka shënjestruar një rast për veprat penale ‘’Shpëlarje e parasë’’, ‘’Fajdeja’’, ‘’Detyrimi’’ dhe ‘’Pengim i të privuarit apo procedurës zyrtare’’.
Sipas njoftimit të Prokurorisë kjo është bërë të premten, në takimin që kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka mbajtur me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shënjestrimin e krimeve të rënda.
Rasti është koduar si ‘’Frangu’’ dhe në të janë të përfshirë katër persona.
Ndërkaq, sa i përket hetimeve financiare, thuhet se rasti është hetuar paralelisht dhe ditën e operacionit është arritur të ngrihen llogarit bankare të të dyshuarve dhe familjarëve të ngushtë.
“Ne llogarit e tyre rrjedhëse dhe të afatizuara janë ngrirë gjithsej: 2,131,223.31 euro dhe 878,632.47 franga”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Edhe
Aktakuzë ndaj gjashtë personave për shpëlarje parash
Sipas Prokurorisë 3 prej të dyshuarve në këtë rast, janë në paraburgim
“Kurse në vazhdimësi të hetimeve janë identifikuar edhe prona dhe patundshmëri të cilat me urdhër të Gjykatës janë ngrirë gjashtëmbëdhjetë (16) parcela. Në ketë rast për momentin janë të përfshirë katër (4) persona, tre (3) prej tyre janë në paraburgim”, thuhet në njoftim.
-
Shënjestrohet rasti “Zhuri” në të cilin u sekuestruan mbi 1.5 milionë euro
-
Prokuroria shënjestron rastin ku 14 persona dyshohen për shpëlarje të parave
-
Operacioni “Mega”, njëri nga të ndaluarit fliste për miliona
-
Arrestohen tre persona, dyshohen për financim terrorizmi, shpëlarje parash, armë e vepra të tjera