Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Prokuroria shënjestron rastin ku 14 persona dyshohen për shpëlarje të parave

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka shënjestruar një rast të ri në listën e rasteve të krimeve të rënda.

Sipas njoftimit të Prokurorisë në këtë rast janë të përfshirë 14 persona

“Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka mbajtur sot takimin e radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shënjestrimin e krimeve të rënda, ku kanë shënjestruar një rast të ri me katërmbëdhjetë persona”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.


Ata dyshohen se kanë kryer veprën penale “shpëlarje e parave”.

“Prokuroria Speciale njofton se rasti i shënjestruar është i koduar me emrin ‘Skema’, ku janë të përfshirë katërmbëdhjetë persona, për veprën penale ‘Shpëlarja e parave’, nga neni 302 i Kodit Penal të Kosovës dhe lidhur me nenin 56, paragrafi 1 të Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit”, thuhet në njoftim.