Një mur mbrojtës në një rrugë në fshatin Meliq të Hanit të Elezit është shembur të premten duke zënë një automjet me një person brenda tij.
Policia, zjarrfikësit e emergjenca kanë arritur ta nxjerrin personin nga vetura dhe e kanë dërguar në QKUK.
“Është raportuar se një muri mbrojtës i rrugës së lartcekur është shembur dhe si pasojë ka zënë një automjet në të cilën gjendej viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia, zjarrfikësit, emergjenca të cilët kanë nxjerrë viktimën nga vetura dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së.
Me rekomandim të prokurorit dhe Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, familjet afër vendit të ngjarjes janë evakuuar ndërsa një patrullë policore ka mbetur aty për të siguruar vendin.
-
Bie nga lartësia një person që po kryente disa shërbime
-
Vetura del nga rruga në Kaçanik, mbyllet rruga për në Han të Elezit
-
Kapen dy të mitur pasi e kishin kaluar ilegalisht kufirin
-
Intervistohet pronari i një lokali në Han të Elezit pas dyshimeve për helmim nga ushqimi
-
Shoferi i dehur në Leposaviq dëmton garazhin dhe një veturë