Policia e Kosovës ka njoftuar të mërkurën se ka arrestuar një serb, që ishte i kërkuar nga Interpoli.
Sipas njoftimit në raportin 24-orësh, arrestimi ka ardhur “në bazë të bashkëpunimit ndërkombëtar përmes Interpolit dhe me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, departamenti për krime të rënda”.
Shtetasi i Serbisë është dërguar në mbajtje. Ai dyshohej për një vepër të kryer më 3 shtator 2020 në Zvicër.
Policia s’ka dhënë detaje të tjera për rastin.
Artikuj të ngjashëm
-
Kosova arreston një person që Serbia po e kërkonte përmes INTERPOL-it
-
Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë i kërkuari për vjedhje të rëndë
-
Shtetasi kosovar i kërkuar nga Interpoli ekstradohet nga Kroacia në Kosovë
-
Arrestohet në Kosovë një i kërkuar nga Gjermania për tentativë vrasjeje
-
Policia arreston personin për të cilin Shqipëria kishte lëshuar urdhër arrest ndërkombëtar