e Kosovës ka sekuestruar një armë të zjarrit e cila është përdorur nga një i dyshuar gjatë një ahengu familjar më 14 korrik 2019, duke kryer veprën penale ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.
“Arma e sekuestruar nga Policia është pistoletë Stoeger Cougar 8000F, një karikator dhe 42 fishekë të kalibër 9 mm’, ku i dyshuari ka poseduar lejen përkatëse për armë”, thuhet në raport.
Në vendin e ngjarjes, PK-ja thotë se kanë dalë Njësia e Krimteknikës, të cilët e kanë sekuestruar armën e dyshimtë.
“Në lidhje me këtë rast është informuar prokurori i Shtetit dhe rasti shkon në procedurë të rregullt hetimore. Përdorimi i armëve të zjarrit në ahengje familjare përveç shkaktimit të rrezikshëm përbën edhe vepër penale me pasoja, andaj kërkojmë që të “festohet me zemër e jo me armë”, me qëllim që gëzimi të mos shndërrohet në hidhërim”, thuhet në raport.
-
Sekuestrohen dy armë që dyshohet se u përdorën në aheng familjar
-
Të shtëna në një aheng familjar në Skenderaj, sekuestrohet një armë
-
Gjilanasit i merret arma pasi shtiu në aheng familjar
-
Vushtrriasi gjuan me armë në aheng, Policia ia sekuestron
-
Policia sekuestron dy armë që u përdorën në dasma, apelon të mos përdoren armët në ahengje