Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vushtrriasi gjuan me armë në aheng, Policia ia sekuestron

Policia e Kosovës mesditën e së martës ka sekuestruar një armë, me të cilën dyshohet se u gjuajt në një aheng familjar.

Sipas Policisë, në cilësi të provës materiale është sekuestruar arma e shkurtër EKOL, një karikator i zbrazët dhe tri gëzhoja.

“Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar B.K., 57 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili dyshohet se ka shtënë me armë”, thuhet në njoftim.

Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast për veprat penale ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll apo në posedim të paautorizuar të armëve” dhe ’’Përdorim i armës’’.