Policia e Kosovës ia ka sekuestruar armën një personi në Gjilan, pasi dyshohet se shtiu në një aheng familjar të martën.
Policia kishte pranuar informatë për të shtëna me armë dhe arriti ta lokalizonte vendngjarjen.
“Është sekuestruar arma e llojit ,,CANIK’’ prodhim turk cal 9x19 mm së bashku me 14 gëzhoja të armës përkatëse janë konfiskuar si dëshmi materiale për Gjykatë”, thuhet në njoftim.
I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti është iniciuar si “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një person në Gjilan, shtiu me armë në aheng familjar
-
Gjuajtje me armë zjarri në një aheng në Prizren
-
Arrestohet një person në Gjilan, dyshohet se ushtroi dhunë në familje
-
Konfiskohet arma e zjarrit në një aheng familjar në Skenderaj
-
Pamjet u publikuan në rrjete sociale, arrestohet i dyshuari që shtiu në aheng familjar