Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia sekuestron dy armë që u përdorën në dasma, apelon të mos përdoren armët në ahengje

Ilustrim

e Kosovës, në dy raste të ndara, ka arritur të sekuestrojë dy armë të zjarrit të cilat janë përdorur nga persona të dyshuar gjatë një ahengu familjarë, duke kryer veprën penale ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.

Në rastin e parë në komunën e Suharekës, në fshatin Studenqan pas intervenimit policor për shkak të shkaktimit të rrezikshëm nga përdorimi i armëve të zjarrit në ahengje familjare, policia ka arritur të sekuestrojë dy armë zjarri.

Arma e sekuestruar nga Policia është e tipit kallashnikov AK47 dhe një karikator i zbrazur.

Në rastin e dytë Policia ka sekuestruar një revolver të tipit “Colt” dhe 10 gëzhoja të mbetura në vendin e ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë Njësia e Krimteknikës të cilët kanë sekuestruar armët e dyshimta.

Edhe Gjashtë raste të gjuajtjes me armë në ahengje brenda 24 orëve Kronikë Gjashtë raste të gjuajtjes me armë në ahengje brenda 24 orëve

“Në lidhje me këtë rast është informuar prokurori kujdestar i Shtetit dhe rastet shkojnë në procedurë të rregullt hetimore”, thuhet në raportin e PK-së.

Policia e Kosovës apelon përsëri që përdorimi i armëve të zjarrit në ahengje familjare përveç shkaktimit të rrezikshëm përbën edhe vepër penale me pasoja, andaj kërkojmë që të “festohet me zemër e jo me armë”, me qëllim që gëzimi të mos shndërrohet në hidhërim.