Policia e Kosovës ka sekuestruar dy armë zjarri nga i njëjti aheng familjar të enjten në Prizren.
Sipas njoftimit, policia është lajmëruar rreth orës 10:22 se në një aheng familjar në këtë qytet ka të shtëna me armë.
Me të arritur në vendngjarje, është hasur një person me armë në brez. Arma është sekuestruar ndërkaq i dyshuari është dërguar për intervistim.
Ndërkohë, rreth orës 15:30 është raportuar sërish për gjuajtje me armë zjarri, nga i njëjti aheng.
“Në të njëjtin gazmend familjar me vone rreth orës 15:30 përsëri është marr informacion se ka gjuajtje me armë zjarri. Policia përsëri ka shkuar në vend ngjarje, aty ka identifikuar një të dyshimtë dhe është gjet një armë-pistoletë. Arma është sekuestruar dhe i dyshimti me urdhër të prokurori është ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
-
Gjuajtje me armë zjarri në një aheng në Prizren
-
Sekuestrohen dy armë në Ferizaj, u përdoren në dy ahengje familjare
-
Arrestohet një person në Gjilan, shtiu me armë në aheng familjar
-
Dy raste të gjuajtjes me armë zjarri në ahengje të shtunën në Kosovë
-
Shtie në aheng, Policia e arreston dhe ia sekuestron armën me municion