Policia e Kosovës ka njoftuar se ka kryer bastisje në shtëpinë e Top Kolshit, i dyshuar për vrasjen e Enver Bajraktarit, që ndodhi më 3 gusht në Baicë të Lipjanit.
“Pas hetimeve te vazhdueshme lidhur me rastin, më 03.09.2025 bazuar në urdhëresën e gjykatës është kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit ku është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjysmë automatike”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Më 13 gusht Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar 30 ditë paraburgim Kolshit.
Pasi u arrestua Kolshi në prokurori e pranoi fajin për vrasjen e Bajraktarit, trupi i të cilit u gjet i fshehur e groposur brenda një are me misër.
Artikuj të ngjashëm
-
Vrasja e Enver Bajraktarit nuk u krye vetëm nga Top Kolshi
-
Një muaj paraburgim të pandehurit për vrasjen në Lipjan
-
Top Kolshi një vit më herët e kishte goditur Enver Bajraktarin me gyp, ishte dënuar me 800 euro
-
Gjykata jep detaje: Vrasja në Baicë s’u krye vetëm nga një person
-
Pranon fajin i dyshuari për vrasjen dhe varrosjen e trupit të Enver Bajraktarit