Policia e Kosovës të premten ka zhvilluar aksion në kuadër të Planit Operativ “Luftimi i ekonomisë joformale”, ku ka sekuestruar një sasi të madhe të produkteve të duhanit pa banderola në Prizren dhe ka arrestuar një person.
Sipas njoftimit të Policisë, në tri lokacione – përfshirë një kioskë dhe një depo – janë sekuestruar: 318 pako (6,365 copë) cigare pa banderola ose me banderola të Serbisë, 256 cigare elektronike të llojeve të ndryshme pa banderola, 19 aparate për cigare elektronike pa banderola, 4,550 gram shije për shisha pa banderola, 80 copë produkti me mbishkrimin “snus”, pa banderola dhe 3,000 copë filtra cigaresh pa banderola.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoI dyshuari, E.T. (mashkull, i lindur në vitin 1992), është ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit dhe ndaj tij është hapur procedurë penale për veprën “tregti e ndaluar”.