Policia e Kosovës ka sekuestruar rreth 7 tonë vajra motorike në Viti që dyshohen se ishin të kontrabanduara nga Maqedonia e Veriut dhe me prejardhje nga Irani. Malli kap vlerën mbi 25 mijë euro.
Operacioni u realizua nga njësia TASK FORCË – Lindje e Policisë së Kosovës, e përbërë edhe nga Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me Njësinë për Hetime Rajonale – Lindje të Policisë kufitare.
“Me urdhër të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjilan gjatë operacionit të kontrollit në një depo private, janë sekuestruar rreth 7.65 tonë vajra motorike, të dyshuara si të kontrabanduara nga Maqedonia e Veriut dhe dyshohet me prejardhje nga Irani. Vlera e mallit të sekuestruar arrin mbi 25,000 euro”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Mallrat janë dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtejshme e rasti është duke u trajtuar nga Njësia e Hetimeve Rajonale e Doganës së Kosovës – DRK Lindje, me fokus në identifikimin dhe ndjekjen penale të personave të përfshirë.
-
Parandalohet kontrabandimi i rreth 3.000 litrave të vajit motorik të ardhura nga Serbia
-
Policia në veri sekuestron mbi 5.500 boksa cigare të kontrabanduara
-
Në Viti sekuestrohen rreth 300 kg duhan, dyshohet se u kontrabandua nga Maqedonia e Veriut
-
Sekuestrohen mallra të kontrabanduara në vlerë mbi 16 mijë euro
-
Parandalohet kontrabandimi i mallrave me vlerë dhjetëra mijëra euro në kufirin me Maqedoninë