Policia e Kosovës ka sekuestruar 39 aparate të prodhimit të kriptovalutave në rrugën "Dëshmorët e Prapashticës" në Prishtinë. Sipas njoftimit, sekuestrimi është mbështetur edhe nga KEDS-i, ndërsa në kohën e sekuestrimit, 35 prej tyre ishin në funksion.
“Marrë parasysh procedurat ligjore lidhur me këtë rast janë njoftuar zyrtarët përgjegjës të Doganës së Kosovës dhe në koordinim me ta do të ndërmerren veprimet e mëtejme”, thuhet në njoftim.
Aksioni kundër aparateve të mihjeve së kriptovalutave është zhvilluar në disa komuna të vendit.
Në afërsi të fshatit Trebice të komunës së Leposaviqit janë konfiskuar të shtunën 272 pajisje për mihje të kriptovalutave, ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.
Sekuestrohen 39 aparate për prodhimin e kriptovalutave Me datë 08.01.2022, njësitet nga Stacioni Policor veriu ...
Posted by Kosovo Police on Saturday, January 8, 2022
-
Konfiskohen në Mitrovicë të Veriut 59 pajisje për prodhimin e kriptovalutave
-
Sekuestrohen aparate për prodhimin e kriptovalutave në veri
-
Konfiskohen disa pajisje për prodhimin e kriptovalutave në Mitrovicë
-
Prishtinë, Policia gjen 104 aparate për kriptovaluta, 55 prej tyre pa dokumentacion
-
Gjenden 12 aparate për prodhimin e kriptovalutave në Mitrovicë