Policia e Kosovës ka konfiskuar në Mitrovicën e Veriut 59 pajisje për prodhimin e kriptovalutave.
Zëvendësdrejtori i Policisë për veri, Veton Elshani, ka thënë se informatat janë pranuar nga qytetarët dhe pajisjet janë gjetur në dy shtëpi.
“Sot në orët e paradites, pas pranimit të informacioneve nga qytetarët, policia ka ndërhy në dy shtëpi në Mitrovicën e Veriut në rrugën ‘Çeta e Minatorëve’ dhe ka konfiskuar 59 makina për mihjen e kriptovalutave. Dogana e Kosovës i ka pranuar këto pajisje, duke marrë parasysh se kjo është kundërvajtje doganore. Nuk ka të arrestuar”, ka thënë Elshani për KOHËN.
Artikuj të ngjashëm