Policia e Kosovës ka sekuestruar aparate për prodhimin e kriptovalutave në një shtëpi në Mitrovicë të veriut.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë për Kohën se nuk ka persona të arrestuar.
“Rreth orës 16:00 është bastisur një shtëpi në Mitrovicë të Veriut. Policia gjatë bastisjes ka sekuestruar aparate për prodhimin e kriptovalutave”, ka thënë Elshani.
Ka shtuar tutje se aparatet e sekuestruara i janë dorëzuar doganës.
Artikuj të ngjashëm
-
Konfiskohen në Mitrovicë të Veriut 59 pajisje për prodhimin e kriptovalutave
-
Konfiskohen disa pajisje për prodhimin e kriptovalutave në Mitrovicë
-
Sërish gjenden armë në veri
-
Policia po kryen aksion në disa lokacione në veri të Kosovës
-
Sekuestrohen 11 pajisje për prodhim të kriptovalutave në Zubin-Potok