Policia e Kosovës ka konfiskuar disa pajisje për prodhimin e kriptovalutave në një shtëpi banimi në rrugën
“Qeta e Minatorëve” në Mitrovicë.
Sipas njoftimit për media, njësia e hetimeve kundër narkotikëve në veri e mbështetur nga njësia në jug kanë arritur ta lokalizojnë shtëpinë ku po prodhoheshin kriptovalutat.
“Nga njësitet e Doganës së Kosovës është bërë konfiskimi i pajisjeve në fjalë si në vijim: Antiminer T9- 16 copë, Antiminer S9- 13 copë, kartela grafike 4Gb- 32 copë, kartela grafike 8 Gb – 33 copë, Power Syply – 10 copë”, thuhet në njoftim.
Nuk raportohet për arrestime.
{gallery}
Artikuj të ngjashëm
-
Sekuestrohen disa aparate POS në veri, po shërbenin për pagesa me dinarë
-
Blenë gjësende më kartelën që e gjetën, lirohen në procedurë të rregullt
-
Mbyllen edhe dy biznese me veprimtari në fushën e kriptovalutave dhe këmbimoreve
-
Mbyllen 6 biznese me veprimtari në fushën e kriptovalutave dhe këmbimoreve
-
Arrestohet një person në Prishtinë për posedim dhe kultivim të marihuanës