Në Qendrën Korrektuese të Dubravës në Istog është rrahur një i burgosur nga dy të tjerë, njoftoi Florent Gashi të mërkurën zëdhënës Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Ai i tha KOHËS se rrahja ka ndodhur të martën, derisa stafi korrektues ka reaguar për të vënë situatën në kontroll.
“Në Qendrën Korrektuese të Dubravës ka ndodhë një përleshje mes të burgosurve, dy të burgosur, kanë sulmuar një të burgosur tjetër. I menjëhershëm ka qenë reagimi i stafit korrektues, të cilët i kanë marrë të gjitha masat e nevojshme dhe kanë vënë situatën nën kontroll. Për rastin është Policia. I burgosuri i lënduar ka marrë ndihmën mjekësore, ndërsa dy të burgosurit tjerë janë veçuar dhe ndaj tyre do të merren masa konform shkeljeve ligjore”, thuhet në njoftimin e Gashit.
Të burgosurit, sipas zëdhënësit të SHKK-së, nuk kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa aktualisht nuk dihet motivi i përleshjes.