Në Qendrën Korrektuese në Dubravë ka ndodhur një përleshje mes dy të burgosurve.
Sipas Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur të hënën në mesditë dhe për këtë është njoftuar edhe prokurori.
“Në hapësirat e burgut pas një mosmarrëveshje verbale i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar (të dytë të burgosur-vuajtje dënimi). Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Artikuj të ngjashëm