Një i burgosur në Dubravë ka sulmuar një tjetër të burgosur.
Policia ka njoftuar në raport 24-orësh se sulmuesi kosovar ka rrahur të burgosurin që ishte shtetas jordanez.
Rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.
“Nga qendra korrektuese Dubravë është raportuar se i burgosuri mashkull kosovar kishte sulmuar fizikisht të burgosurin tjetër mashkull shtetas Jordanez. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.