Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Rrahje në Burgun e Dubravës, lëndohet një i burgosur

Policia e Kosovës njoftoi se një i burgosur është rrahur fizikisht nga një i burgosur tjetër në Burgun e Dubravës në Istog të hënën.

Sipas njoftimit, viktima ka pësuar lëndime trupore, e rasti është iniciuar si “lëndim i lehtë trupor”.

Policia e Kosovës bëri të ditur se për rastin është njoftuar edhe prokurori.

“Viktima kosovar ka pësuar lëndime trupore pasi është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari dhe viktima janë të burgosur në Burgun e Dubravës. Rasti është iniciuar si më lartë me vendim të prokurorit”, thuhet në njoftimin policor.