Dy vëllezër janë arrestuar në Ferizaj pasi janë përleshur mes vete.
Të premten pasdite, policia është informuar se në rrugën "Liman Reka" po përlesheshin dy persona.
Aty patrulla policore ka arrestuar vëllezërit H.S., 50 vjeç, dhe V.S. i moshës 47 vjeç. Te ky i fundit është gjetur dhe konfiskuar edhe një pistoletë.
“Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, dy të dyshuarit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘Lëndim trupor dhe armëmbajtje pa leje’", njoftoi PK.
Artikuj të ngjashëm
-
Dy të arrestuar për konfliktin në Ferizaj, ka edhe të dyshuar të tjerë
-
Rrahje mes vëllezërve në Ferizaj, njëri sulmoi edhe nënën
-
Në Prizren arrestohen vëllezërit që u rrahën mes veti për shkak të pronës
-
Arrestohen pesë persona pas një përleshje në Ferizaj
-
Babë e bir arrestohen në Ferizaj, dyshohen se sulmuan bashkëshorten dhe vajzën