Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Rrëmbehet dhe rrihet një person në Prishtinë, kapet i dyshuari

Një person është rrëmbyer dhe është rrahur të enjten në Prishtinë, njoftoi Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.

Ai është trajtuar për shkak të lëndimeve.

“Ankuesi mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor, pasi që sipas tij është rrëmbyer dhe është rrahur nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili ishte i shoqëruar nga tre persona të tjerë të panjohur”, njoftoi PK.

Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.