Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një burrë në Prishtinë raporton se ishte rrëmbyer nga tre persona

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë ka raportuar në Polici se ishte rrëmbyer nga tre persona të panjohur.

Sipas Policisë ai ka pranuar tretman mjekësor dhe rasti është duke u hetuar.

“Prishtinë 21.08.2023-18:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është rrëmbyer nga tre të dyshuar të panjohur. Viktima ka pranuar tretmanin mjekësor, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë.