Një person në Ferizaj është arrestuar për dhunë në familje.
Sipas njoftimit i dyshuari B.I. 22-vjeçar ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës dhe vëllait të tij duke ju shkaktuar lëndime trupore.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe në rast janë kyçur Sektori Rajonal për Dhunë në Familje.
Pas intervistimit nga hetuesit rajonal dhe verifikimit të tij , i njëjti ka rezultuar se ishte në kërkim, në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “kanosje” me dënim burgimi prej 90 ditësh.
Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore.
Artikuj të ngjashëm