Prokuroria Themelore e Pejës e ka cilësuar si rast që s’ka ndodhur kurrë më parë në Kosovë, rastin e rëndë që ndodhi pasditen e së premtes në lagjen “Kapeshnicë” të Pejës ku djali 30-vjeçar dyshohet se vrau të ëmën.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, ka deklaruar se i dyshuari është në ndalim prej 48-orësh, ndërsa prokurorja e rastit do të kërkojë paraburgim prej një muaji.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka thënë se hetimet janë në fazën konfidenciale dhe deri më tani nuk mund të bëjnë publike asgjë.
“I pandehuri është rreth moshës 30-vjeçare... Një rast i tillë është rast që nuk ka ndodhur më parë... Ne me Policinë e Kosovës jemi duke bërë hetime intensive që të ndriçohet në plotni kjo çështje e rëndë penale. Në vendin e ngjarjes Policia e Kosovës, është përgjigjur në afat shumë të shpejtë dhe ka arritur ta lokalizojë personin e dyshuar më pas dhe ta arrestojë. I njëjti me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë... Ne nuk mund t'i bëjmë hetimet publike, ku hetimet janë në fazën konfidenciale. Prokurori i shtetit në koordinim me Policinë e Kosovës dhe institucionet tjera, janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që kjo çështje të ndriçohet”, ka deklaruar ai.
Nikçi ka shtuar se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë, ndërkaq tashmë po pritet raportin e mjekut ligjor.
“Një rast i tillë është rast që nuk ka ndodhur më parë. Rasti është shumë i ndjeshëm dhe duhet t'i kursejmë anëtarët e familjes, që mos t'i lëndojmë më shumë", u shpreh ai.
Prokurorja e rastit, Sahide Gashi, ka kërkuar që i pandehuri të vijojë qëndrimin në paraburgim për një muaj ndërsa seanca është mbajtur gjatë ditës së sotme (e shtunë).
“Sipas procedurës penale i njëjti duhet të qëndrojë 30 ditë paraburgim. Prokurori në koordinim me gjyqtaren paraprake do të kërkojnë që të njëjtit t’i vazhdohet masa e paraburgimit derisa të përfundojë i gjithë procesi hetimor, më pas do gjykohet me veprën penale, ku prokurori i shtetit do kërkojë nga gjyqtari që i njëjti të shpallet fajtor dhe të marrë dënimin e merituar”, ka theksuar Gashi.
Vrasja që tronditi vendin ndodhi rreth orës 16:00 të premten. /KP