Prokuroria Themelore në Prishtinë të dielën ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin V.P., lidhur me vrasjen e ndodhur në fshatin Fushticë të Drenasit një ditë më herët.
Sipas njoftimit, ndaj tij rëndojnë dyshimet për veprat penale “Vrasja” dhe “Manipulimi me prova”.
Prokurori, bashkë me njësitë relevante të Policisë, kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku hetimet fillestare kanë konstatuar se vrasja ka ndodhur në garazhin e shtëpisë së viktimës.
Gjatë kontrollit janë gjetur një gëzhojë dhe një fishek, ndërsa arma me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale — një pistoletë e tipit “ZORAKI 917-T” — është sekuestruar në shtëpinë e vëllait të viktimës.
Sipas të dhënave fillestare, viktima, R.Sh., ishte dërguar nga familjarët në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran, ku mjeku kujdestar kishte konstatuar se ai ishte pa shenja jete. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është bastisur edhe shtëpia e viktimës, pasi dyshohet se arma e përdorur ishte në pronësinë e tij.
Prokuroria ka bërë të ditur se brenda afateve ligjore do të parashtrojë kërkesë në Gjykatë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit V.P.
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e djeshme në Fushticë të Drenasit
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për vrasjen që ndodhi të shtunën në...-
IPK-ja rekomandon suspendimin e dy policëve për neglizhencë në vrasjen në Fushticë të Drenasit
-
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e djeshme në Fushticë të Drenasit
-
Policia në kërkim të të dyshuarit për vrasjen në Pogragjë, gjen veturën me të cilën u largua
-
I dyshuari për vrasjen në Gjilan ende në arrati, në vend të ngjarjes u sekuestruan 3 armë
-
Vrasja e dyfishtë në Gjilan, Policia i gjeti të dyshuarit edhe armë të tjera në shtëpi