Një person në gjendje të dehur ka sulmuar një zyrtar policor në orët e hershme të së shtunës, ndërsa atij po i shqiptohej gjoba për shkelje të masave anti-COVID.
Policia e Kosovës ka njoftuar se zyrtari policor ka marrë tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Rr. Dëshmorët e Kombit, Prishtinë 02.10.2021 – 00:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili në gjendje të dehur, nuk iu kishte bindur urdhrave të zyrtarëve policorë, dhe të njëjtit i ka sulmuar fizikisht derisa kanë qenë duke ia shqiptuar një gjobë për shkelje të masave anti Covid-19. Zyrtarët policorë kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.
-
I dehur sulmon policin brenda stacionit policor, dërgohet në mbajtje i dyshuari
-
Prishtinasi sulmon fizikisht dy policë në stacion policor, arrestohet
-
Arrestohet një i dyshuar pasi sulmoi dy policë brenda stacionit në Prishtinë
-
Në gjendje të dehur shtetasi i huaj sulmon policin në Lipjan, përfundon në mbajtje
-
Arrestohet i dyshuari për sulm ndaj zyrtarit policor në "Rrugën B"