Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë pasi që i njëjti, në gjendje të dehur kishte sulmuar dy zyrtarë policorë.
Sipas njoftimit, zyrtarët kanë pranuar tretman mjekësor për shkak të lëndimeve.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti në gjendje të dehur, në stacionin policor ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë. Zyrtarët për shkak të lëndimeve kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një i dyshuar pasi sulmoi dy policë brenda stacionit në Prishtinë
-
I dehur sulmon policin brenda stacionit policor, dërgohet në mbajtje i dyshuari
-
Dy policë sulmohen në Prishtinë, i dyshuar lirohet në procedurë të rregullt
-
Sulmohen dy policë në Prishtinë, arrestohet i dyshuari
-
Sulmohen zyrtarët policorë në Prishtinë