Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia tregon shkakun e rrëmbimit në Podujevë

16:37 - Në një restorant afër vendit të quajtur Tabet e Llapashticës në Podujevë sot në mesditë ka ndodhur një kidnapim të dy personave.

Sipas Policisë të rrëmbyerit janë liruar dhe janë në stacionin e Policisë në Podujevë, ndërsa Policia ka shkuar t’i arrestojë personat që i rrëmbyen personat.

Policia e di identitetin e personave që me armë rrëmbyen personat në kafene ndërsa mësohet se si shkas ishte prishja e një krushqie në mes të dy familjeve.


Dy persona rrëmbehen në mes të ditës në Podujevë

16:00 Dy persona janë rrëmbyer rreth orës 12:00 në fshatin Llapashticë të Podujevës nga disa persona të panjohur.

Edhe Plagosen dy persona në Podujevë Kronikë Plagosen dy persona në Podujevë

Lajmin e ka konfirmuar për Koha.net, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se viktimat e këtij rasti tash janë në stacionin policor dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Të dyshuarit nuk janë arrestuar, ndërsa policia po vazhdon hetimet.

“Sot kemi pranuar informaten se dy persona janë rrëmbyer rreth orës 12:00 në fshatin Llapashticë të Podujevës nga persona të panjohur. Me të marrë informatën kemi dalë në vendin e ngjarjes. Viktimat e rastit aktualisht gjenden në stacionin policor dhe janë në gjendje të mirë. Policia e stacionit të Podujevës në bashkepunim me njesitet tjera polocore po merren me rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.


Një person raportohet se është rrëmbyer në mes të ditës në një restorant që gjendet në vendin e quajtur Tabet e Llapashticës nga katër persona të armatosur.

Edhe Dy të plagosur në Podujevë, arrestohen dy të dyshuar Kronikë Dy të plagosur në Podujevë, arrestohen dy të dyshuar

Policia në Podujevë ka konfirmuar rastin, por nuk ka dhënë detaje.

Burime të KosovaPressit bëjnë të ditur se i rrëmbyeri ishte duke pirë kafe me një person tjetër.