Policia e Kosovës ka dhënë detajet e para dhe rezultatet e hetimeve preliminare lidhur me vdekjen e dy serbëve në Babimoc të Obiliqit.
G.M. 50-vjeçare dhe B.M. 55-vjeçar u gjetën të vdekur mbrëmë në shtëpinë e tyre. Vdekjen e viktimave e kishte konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit trupat e pajetë janë dërguar për autopsi.
Sipas policisë, kanë nisur menjëherë hetimet me një intensitet të shtuar dhe janë intervistuar dëshmitarët, janë testuar të gjitha dritaret të cilat kanë qenë të mbyllura, dera e shtëpisë ka qenë e mbyllur, dhe supozohet se nuk ka pasur hyrje të dhunshme në shtëpi, deri në momentin e hyrjes nga dëshmitarit.
Bazuar në hetimin preliminar të kryer (nga Prokuroria, hetuesit rajonal dhe krimteknika si dhe deklaratat e dëshmitarëve) është ngritur versioni se fillimisht G. M. është ngulfatur me një litar nga bashkëshorti i saj (B. M.) dhe më pas ky i fundit dyshohet se ka kryer vetëvrasje me armë të ftohtë (thikë), e cila edhe është gjetur në afërsi të tij.
Informacionet fillestare tregojnë se i dyshuari vuante nga problemet psikike.
Rezultatet e autopsisë do të nxjerrin një version përfundimtar për këtë rast.
-
Flasin fqinjtë për çiftin serb që u gjet i vdekur në shtëpinë e tyre në Babimoc
-
Banorë të Babimocit tregojnë si i kanë gjetur dy të vdekurit në shtëpinë e tyre
-
Policia gjen dy të vdekur në një shtëpi në Babimovc të Obiliqit
-
Dy vdekje të dyshimta në 24 orë
-
Dy vdekje të dyshimta në 24 orët e fundit, policia po i heton rastet