Dy persona, një burrë dhe një grua, të nacionalitetit serb, janë gjetur pa shenja jete në një shtëpi në fshatin Babimvc të Obiliqit, mbrëmë. Dyshohet se rasti i çiftit të vdekur në Babimoc është pasojë e vrasjes dhe vetëvrasjes.
Sipas Policisë së Kosovës dyshohet se burri fillimisht e ka varë me litar gruan dhe pastaj e ka vararë veten me armë të ftohtë, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE sipas banorëve, të cilët nuk deshën të flisnin para kamerës, çifti jetonte vetëm në shtëpi dhe nuk kishte probleme me askënd.
Marrë parasysh se çifti është nga ky fshat dhe njihej mirë nga fqinjët, i gjithë vendi është i tronditur nga ngjarja.
Në anën tjetër, për këtë rast ka reaguar Qeveria e Kosovës e cila kërkon nga organet e rendit që të ndriçohet sa më shpejt që të jetë e mundur.