Bashkëshorti dhe bashkëshortja G.M. dhe B.M. janë gjetur të vdekur në shtëpinë e vet në Babimoc tek Obiliqi, ka njoftuar sot rts duke u thirrur në burime të banorëve të fshatit dhe të atyre nga policia, transmeton Koha.net.
Siç theksohet, ka dyshime për vrasje e vetëvrasje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTrupat e pa jetë të dy qytetarëve të nacionalitetit serb i kanë gjetur mbrëmë rreth orës 20 të afërmit e tyre dhe rastin ia kanë paraqitur policisë, ndërsa Urgjenca vetëm e ka konstatuar vdekjen e tyre, shton RTS.
“Dhoma në të cilën u gjetën trupat ka qenë e mbyllur. Të afërmit thyen derën dhe gjetën trupat pa jetë. Gruaja ka shenja ngufatjeje me litar në qafë e burri ka plagë të therjes me thikë”, i kanë thënë RTS-së banorët e Babimocit.
Policia po e heton rastin, ndërsa trupat e pajetë janë dërguar në obduksion.