Dy persona, një burrë dhe një grua, janë gjetur pa shenja jete në një shtëpi në fshatin Babimvc të Obiliqit.
Lajmin për Koha.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Rreth orës 21:00 kemi pranuar një informate se në një shtëpi në fshatin Babimovc të Obiliqit, gjenden dy trupa të pa jetë (1 femër dhe 1 mashkull). Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë Ahmeti, njofton Koha.net. “Lidhur me rastin në fjalë në koordinim me Prokurorin e Shtetit, Policia është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme”, ka shtuar ajo më tej.
Mësohet se dy viktimat i përkasin nacionalitetit serb.