Policia e Kosovës njoftoi se dy persona janë gjetur të vdekur gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë. Njëri rast ka ndodhur në rrugën “Enver Olluri” të lagjes “Matiqan” në Prishtinë, ku është raportuar se një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.
Njësitet relevante kanë dalë në vendngjarje dhe kanë konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).
Rasti i dytë ka ndodhur në rrugën “Adem Jashari” në Obiliq, ku njësitet policore, së bashku me zjarrfikësit dhe me një dëshmitare kanë hapur me forcë derën e banesës së viktimës dhe e kanë gjetur atë pa shenja jetë.
Viktima ishte i shtrirë në shtrat, e vdekjen e ka konstatuar mjeku.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë u dërguar në IML për obduksion.
Rastet janë iniciuar si “hetim mbi vdekjen”.
-
Policia po i heton dy raste të vdekjeve që kanë ndodhur në 24-orët e fundit
-
Policia po i heton dy raste të vdekjeve, një në Prizren e një në Mitrovicë të Veriut
-
Gjendet i vdekur një person në Prishtinë
-
Policia nis hetimin për vdekjen e dy burrave në Prishtinë dhe Fushë-Kosovë
-
Dy raste vdekjesh po hetohen nga Policia e Kosovës