Dy persona janë gjetur të vdekur në Fushë-Kosovë dhe Podujevë të premten, derisa Policia ka bërë të ditur se po i heton rastet.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës të shtunën, thuhet se një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij Fushë-Kosovë.
“Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në banesën ku ishte duke jetuar. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.
Ndërkaq, një mashkull tjetër kosovar është gjetur i vdekur në fshatin Bajqinë të Podujevës, derisa në trupin e tij nuk janë vërejtur shenja dhune.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës dhe sipas tij nuk vërehen shenja dhune. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, theksohet në raportin e Policisë së Kosovës të shtunën.
-
Policia po i heton tri raste të vdekjeve që kanë ndodhur në 24 orët e kaluara
-
Një person gjendet pa shenja jete në banesën e tij në Fushë-Kosovë
-
Katër vdekje të dyshuara në 24 orë, policia po i heton rastet
-
Policia po i heton dy raste të vdekjeve, një në Prizren e një në Mitrovicë të Veriut
-
Policia nis hetimin për vdekjen e dy burrave në Prishtinë dhe Fushë-Kosovë