Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia raporton për dy raste të dhunimit, arrestohet njëri nga të dyshuarit

ngacmim, dhunim, policia e kosoves, hetimet, u dhunua, vajza, gruaja

Foto: Ilustrim

Dy raste të dhunimit i ka raportuar Policia të mërkurën të kenë ndodhur në Gjilan dhe Vushtrri.

Sipas njoftimit, rasti i regjistruar në Gjilan, ka ndodhur më 22 dhe 23 korrik dhe pas një hetimi intensive, dy ditë më vonë është arrestuar i dyshuari.

Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Ndërsa, rasti i regjistruar në Vushtrri, thuhet të ketë ndodhur gjatë mbrëmjes të së martës. Sipas njoftimit, i dyshuari është person i panjohur për viktimën.

Me vendim të prokurorit, viktima është dërguar për ekzaminime mjekësore.