Policia e Kosovës ka njoftuar të enjten se është në kërkim të një personi në Gjilan, i cili dyshohet për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.
KOHA mëson se bëhet fjalë për rep-artistin Feronit Shabani, i njohur si Fero.
Sipas informacioneve të Policisë, i dyshuari me veturën e tij ka shkuar në një lagje të qytetit të Gjilanit dhe po sa ka dalë nga vetura ka shtënë një herë me armë zjarri dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
“Nga kjo e shtënë nuk ka pësuar lëndime trupore askush”, thuhet në njoftimin e Policisë.