Policia e Kosovës ka arrestuar të martën reperin kosovar, Feronit Shabani, i njohur si Fero.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit e ka konfirmuar për KOHËN se Fero është arrestuar si i dyshuar për veprën “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
“Si rezultat i një pune mirë të organizuar operacionale dhe veprimeve intensive hetimore është arritur që të arrestohet në pikë kufitare personi i cili ishte në kërkim policor F.Sh. (1994) shtetas kosovar për shkak të veprës penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ i datës 28.12.2022. I njëjti është intervistuar në bazë të procedurave ligjore në Stacionin Policor Gjilan”, ka thënë Hashani.
Ai ka bërë të ditur se Fero është ndaluar për 48 orë.
-
Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se keqpërdori kartela bankare të amerikanëve
-
Arrestohet i dyshuari për kanosjen e të miturit me publikim të fotografive
-
Arrestohet një person në Prishtinë për kanosje dhe rrezikim të trafikut publik
-
Policia arreston personin për të cilin Shqipëria kishte lëshuar urdhër arrest ndërkombëtar
-
Arrestohet i mituri për shpërndarje të përmbajtjeve të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve