Reperi nga Gjilani, Feronit Shabani, i njohur me nofkën Fero, është arrestuar nga Policia e Kosovës të martën pasi dyshohet për dhunë në familje.
Fero dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes Arbenita Ismajli, me të cilën ka edhe një fëmijë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas raportit të Policisë, reperi edhe e ka kërcënuar atë.
Pas intervistimit, Fero është dërguar në mbajtje.